Sport

Daku shënon dy herë në fitoren e Muras

Sulmuesi Mirlind Daku ka qenë vendimtar në fitoren e Muras të dielën. Mura fitoi me dy golat e Dakut ndeshjen kundër Mariborit (2:1).

Përballja Mura – Maribor i takoi javës së 25-të të elitës së futbollit të Sllovenisë. Golin e parë sulmuesi kosovar e shënoi në minutën e 20-të, ndërsa të dytin në minutën e 43-të.

Janë edhe dy golat e parë për këtë vit.

Ai së fundi kishte shënuar më 6 nëntor të vitit të kaluar, në humbjen 5:1 nga Maribori, kundërshtari i të dielës. Me këtë fitore Mura është forcuar në vendin e gjashtë me 37 pikë, kurse Maribvori zë vendin e dytë me 43 pikë.