Sulmuesi kosovar Mirlind Daku ka shënuar dhe ka asistuar në fitoren e Muras në Ligën e Konferencës.
Skuadra sllovene triumfoi edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Sf.Gheorghe me rezultatin 2:1.
Fillimisht, 24-vjeçari asisistoi te goli i parë i shënuar nga Nikola Petkoviq në fillim të pjesës së dytë.
Kurse në minutën e 81-të, Daku shënoi golin e dytë dhe të fitores. Më pas ai u zëvendësua.
2:1 Mura kishte fituar edhe në ndeshjen e parë dhe me rezultat të përgjithshëm prej 4:2, Mura kalon në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.
Artikuj të ngjashëm