Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Daku shënon në disfatën e Muras

Mirlind Daku ka shënuar një gol në disfatën që Mura e pësoi në miqësore.

Skuadra sllovene e Dakut, Mura, të premten gjatë ditës, u mposht në miqësore 3:1 nga skuadra austriake, Sturm Graz.

Daku shënoi në minutën e 36-të.

Atij iu kthye topi në zonë, e pranoi dhe gjuajti saktë për barazimin e rezultatit.

Por më pas, ekipi i tij pranoi edhe dy gola tjerë për disfatën 3:1.

Artikuj të ngjashëm