Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një tjetër humbje e Dakut dhe Sadriut në Slloveni

Mirlind Daku dhe Leard Sadriu kanë qenë titullar te Mura që pësoi një tjetër disfatë të martën në Slloveni. Mura pësoi disfatë 3:1 nga Maribori në ndeshjen e javës së 34-t të elitës së futbollit të Sllovenisë.

Është humbja e dytë rresht pas disfatës së pësuar në fundjavë nga Bravo me rezultatin 1:0.

Daku luajti deri në fund të takimit, ndërsa Sadriu u zëvendësua në minutën e 54-t.

Mura mbetet në vendin e gjashtë me 46 pikë, kurse Maribori është ngritur në vendin e dytë me 60 pikë.