Transferimi më i ri i Barcelonës, Philippe Coutinho, është paraqitur para gazetarëve në Camp Nou.
Dje Barcelona zyrtarizoi transferimin e Coutinhos nga Liverpooli për 160 milionë euro.
Tani futbollisti ka realizuar fotografitë e para nën logon e Barçës, ndërsa nesër do të prezantohet para shikuesve.
Braziliani ka nënshkruar kontratë pesë vjet e gjysmë, përderisa ka klauzolë largimi prej 400 milionë eurosh.