Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Coutinho ka të ardhme te Barça”

Drejtori sportiv i Barcelonës, Guillermo Amor, ka qetësuar tifozët katalunas, se e ardhmja e Philippe Coutinhos, do të jetë në Barcelonë.

Braziliani nuk po kalon momente të mira te Barcelona, pasi që nga 2 dhjetori i vitit të kaluar nuk ka startuar në asnjë ndeshje dhe ka zhvilluar vetëm shtatë minuta në ndeshjen e fundit.

“Coutinho është një lojtar me shumë përvojë dhe një nga lojtarët më të mirë në Evropë. Ai është i gatshëm të luajë për 5 minuta, ose edhe 90 minuta. Coutinho ka kontratë afatgjate me ne dhe ka shumë për të dhënë për klubin”, deklaroi Amor.

26-vjeçari këtë edicion me Barcelonën, ka zhvilluar 22 ndeshje ku 15 prej tyre ka qenë titullar.