Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Coutinho do të vendosë për të ardhmen pas përfundimit të edicionit

Philippe Coutinho do të ulet me drejtuesit e Barcelonës për të diskutuar të ardhmen e tij.

Sipas “The Mirror”, e ardhmja e yllit brazilian mbetet e pasigurt, mes shfaqjeve të tij pozitive në huazim në Aston Villa.

Skuadra katalanase pret të kuptojë nëse Aston Villa dëshiron ta blejë kartonin e lojtarit.

Drejtuesit e klubit spanjoll po kërkojnë mbi 30 milionë euro dëmshpërblim për Coutinhon.

Braziliani është i huazuar te skuadra angleze deri në fund të edicionit.

Artikuj të ngjashëm