Antonio Conte ishte i frustuar pas humbjes të mërkurën në ndeshjen e mbetur të Premier Leagues kundër Burnleyt, 1:0. Ishte humbja e katërt në pesë ndeshjet e fundit.
Për trajnerin italian kjo ecuri është e papranueshme.
“Unë kam ambicie, humbja e katërt në pesë ndeshjet e fundit është e papranueshme. Askush nuk e meriton këtë situatë, por ky është realiteti. Unë hyra për të përmirësuar situatën te Tottenhami, por ndoshta në këtë moment, nuk e di, nuk jam aq i mirë për të përmirësuar situatën. Jam shumë i frustuar, pasi nuk jam mësuar të përballem me këtë lloj situate. Dua të bëj një vlerësim me klubin”, ka thënë Conte.
Tottenhami është jashtë zonës që siguron pjesëmarrjen në garat evropiane edicionin e ardhshëm. Aktualisht zë vendin e tetë me 39 pikë.