Sport

Conte e kërkon De Vrijin te Tottenhami

Përforcimi i parë i trajnerit Antonio Conte te Tottenhami pritet të jetë qendërmbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij.

Sipas “Gazzetta dello Sport” trajneri italian dëshiron qysh në afatin kalimtar të janarit transferimin e holandezit në Londër.

De Vrij është në vitin e fundit të kontratës me klubin italian dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

29-vjeçari këtë sezon ka luajtur në 13 ndeshje me Interin, duke shënuar një gol.