Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, dëshiron të përforcojë ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas “The Sun”, italiani është duke e monitoruar situatën e Weston McKenniet te Juventusi.
Mesfushori amerikan është përfolur se mund të shitet gjatë afatit të dimrit pasi nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Massimilano Allegri.
Londinezët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 20 milionë euro për kartonin e tij.
23-vjeçari në nëntë ndeshje në Serie A, ka realizuar dy gola. Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025.