Manchester City brenda ditëve të ardhshme do të vendosë nëse do të bëjë ofertë për Alex Sanchezin derisa Pep Guardiola synon katër transferime gjatë janarit.
City pritet ta testojë Arsenalin duke ofruar 25 milionë funte dhe oferta mund të ngrihet deri në 35 milionë për kilianin, kontrata e të cilit skadon gjatë kësaj vere.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGuardiola synon përforcimin e ekipit pas lëndimit të Gabriel Jesusit në barazimin me Crystal Palacen të dielën e kaluar.
Pas lëndimit të brazilianit, Sanchezi është bërë cak kryesor i Cityt.
Lideri i Premier Ligës gjithashtu ka kontaktuar me Real Sociedadin për transferimin e mbrojtësit Inigo Martinez, i cili ka një klauzolë prej 35 milionë eurove.