Manchester City duket se janë të gatshëm të testojnë Arsenalin me një ofertë prej 76 milionë euro për Alexis Sanchezin.
E ardhmja e kilianit vazhdon të mbetet e paqartë, dhe fakti që kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni po i shqetëson ‘Topçinjtë’, transmeton kp.
Sipas mediave angleze, ekipi i Pep Guardiola do t’i ofrojë Sanchezit një pagë prej 20 milionë euro në vit, dhe mungesa e Arsenalit në Ligën e Kampionëve, thuhet se do ta lehtësojë këtë transferim.