Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City, ka hequr dorë nga transferimi i Paul Pogbas këtë verë.
“Daily Star” ka njoftuar se trajneri i Cityt, Pep Guardiola, ka refuzuar mundësinë e transferimit të Pogbas. Bëhet e ditur se agjenti i Pogbas, Mino Raiola, e ka ofruar klientin e tij te City, por Guardiola nuk e sheh francezin të përshtatshëm për skemat e tij. Pogba 29-vjeçar në fund të këtij edicioni do të largohet nga Manchester Unitedi si lojtar i lirë, pasi ka refuzuar vazhdimin e kontratës.
Pas refuzimit nga City, Pogbas i mbetet të zgjedhë mes Juventusit e Paris Saint-Germainit, skuadra që tashmë i kanë bërë oferta. Pogba këtë sezon ka pasur telashe me lëndimet dhe për Unitedin ka zhvilluar vetëm 27 paraqitje duke shënuar një gol dhe duke asistuar nëntë herë.