Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City me fitore bindëse ndaj Urawas, kalon në finale të Botërorit të klubeve

Manchester City është kualifikuar në finale të Kupës së Botës për klube të futbollit.

Të martën në Jeddah të Arabisë Saudite, fituesi i Ligës së Kampionëve të Evropës mposhti skuadrën japoneze Urawa Red Diamonds me rezultatin 3:0. Urawa është fituese e Ligës së Kampionëve të Azisë.

Marius Hoibraten shënoi autogol në minutën e parë shtesë në pjesën e parë. Mateo Kovaçiq shënoi për 2:0 në të mirë të Cityt në minutën e 52-të. Golin për 3:0 e shënoi Bernardo Silva në minutën e 59-të.

City në finale të Kupës së Botës për klube përballet me Fluminensen e Brazilit. Të hënën në gjysmëfinalen e parë, Fluminense fitoi 2:0 ndaj Al Ahlyt të Egjiptit.

Finalja është të premten prej orës 21:00.