Manchester City nuk ka lejuar befasi dhe është shpallur kampion i botës për klube për herë të parë në histori.
Në finale, City mposhti bindshëm 4:0 skuadrën braziliane Fluminense, që kishte fituar Copa Libertadoresin.
Julian Alvarez në minutën e parë dhe të 88-të, autogoli i Ninos në të 27-n dhe Phil Foden në të 72-n shënuan në fitoren e skuadrës angleze.
Kësisoj, Cityt i shtohet në kabinet edhe një trofe që i mungonte.