Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Manchester City e fiton trofeun e parë të edicionit

M.C

Foto: Associated Press

Manchester City është fitues i trofeut të parë të edicionit në futbollin anglez.

Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola e mposhti Arsenalin në finalen e Kupës së Ligës, që u zhvillua në “Wembley” të dielën.

Trofeu i Kupës EFL për “qytetarët” u sigurua me golat që u shënuan në pjesën e dytë nga Nico O’Reilly.

Mesfushori anglez, 21-vjeçari O’Reilly, realizoi në minutën e 60-të fillimisht, e më pas edhe katër minuta më vonë, me asistim të Matheus Nunesit.

Për Cityn është trofeu i tetë i Kupës së Ligës, dhe i pari që prej edicionit 2020/21.

Edhe Arsenali e nis edicionin me trofe Futboll Arsenali e nis edicionin me trofe

Prej nëntë trofeve të Kupës EFL, pesë prej tyre City i fitoi me Guardiolan. Tekniku spanjoll bëhet i pari që e fiton këtë garë pesë herë. Ai me Manchester Cityn i ka fituar 15 trofe madhor në total.

Ndërkohë, Arsenali vazhdon ta kërkojë trofeun e parë të ndonjë gare madhore që prej vitit 2020.

Arsenali dhe City tani do ta vazhdojnë garën e fortë edhe në Premier League.

“Topçinjtë” e kryesojnë renditjen tabelore me 70 pikë, nëntë më shumë se City që e ka një ndeshje më pak të luajtur.

Edhe Arsenali me epërsi bindëse ndaj Cityt në Superkupë Futboll Arsenali me epërsi bindëse ndaj Cityt në Superkupë

Më 19 prill, City luan ndaj Arsenalit sërish, por në kuadër të xhiros së 33-të të Premier Leagues.