Manchester City ka marrë një goditje të rëndë pasi ka mbetur pa qendërmbrojtësin Ruben Dias për gjashtë javë shkaku i lëndimit të muskulit të kofshës, kanë njoftuar mediumet angleze të premten.
Dias u lëndua në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Peterboroughut, të cilën City e fitoi 2:0 të martën mbrëma në kuadër të Kupës FA.
Po ashtu, te City është i lënduar edhe Nathan Ake, kështu që, trajneri Pep Guardiola për ndeshjen ndaj Manchester Unitedit që luhet të dielën ka në dispozicion vetëm dy qendërmbrojtës – John Stones e Aymeric Laporte.
“Dias do të qëndrojë jashtë fushës deri në gjashtë javë. Nuk me vjen aspak mirë mungesa e tij pasi Rubeni është një lojtar i rëndësishëm për ne por këto janë gjëra që ndodhin brenda sezonit. Nuk do të ankohem edhe pse kam vetëm dy qendërmbrojtës të gatshëm për lojë”, ka thënë Guardiola.
Dias 24-vjeçar këtë edicion në 34 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar dy gola dhe ka asistuar katër herë.