Manchester City nuk mund të llogaritë në mbrojtësin Ruben Dias deri në vitin e ardhshëm. Shkaku i lëndimit, Dias do t’i mungojë ekipit anglez për tri javë, ka njoftuar “Daily Mail” të premten.
Dias u lëndua në Kupën e Botës “Katari 2022” duke luajtur për Portugalinë dhe prejse është kthyer në Angli nuk ka stërvitur me Cityn.
Ai ka pësuar lëndim të muskulit të këmbës në ndeshjen çerekfinale kundër Marokut, ku Portugalia u mposht me rezultatin 1:0.
Dias është njëri prej lojtarëve kryesorë te City dhe pritet të jetë i gatshëm për lojë në fund të muajit të ardhshëm.
25-vjeçari këtë edicion ka 20 paraqitje në të gjitha garat për Cityn, ku e ka shënuar edhe një gol.