Manchester City është futur në garë për transferimin e mbrojtësit të Crystal Palacet, Marc Guehi. City dëshiron ta blejë kartonin e Guehit në afatin kalimtar të dimrit, shkruan të martën “BBC”.
Interesimi për Guehin vjen pas lëndimeve të mbrojtësve Joshko Gvardiol dhe Ruben Dias.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy mbrojtësit kryesorë të Cityt u lënduan të dielën në barazimin 1:1 ndaj Chelseat. Gjithashtu i lënduar është edhe qendërmbrojtësi anglez, John Stones.
“Kemi shumë lëndime. John Stones mungon për nuk e di sa muaj. Ruben tani do të jetë jashtë, Joshko do të jetë jashtë. Nathan Ake nuk mund të luajë rregullisht. Kjo është situata”, kishte deklaruar trajneri i Cityt, Pep Guardiola, pas ndeshjes ndaj Chelseat.
Për reprezentuesin e Anglisë, Guehi, kanë shprehur interesim edhe disa skuadra të mëdha si Bayern Munich, Real Madrid, Barcelona, Inter dhe Atletico Madrid.
25-vjeçari Guehi është pjesë e Palacet nga viti 2021, kur ishte transferuar nga Chelsea për 23 milionë euro.