Manchester City është pajtuar që ta transferojë kapitenin e Crystal Palacet, Marc Guehi, në këtë muaj, ka shkruar BBC të premten.
City nisi bisedimet me qendërmbrojtësin anglez këtë muaj, pas lëndimeve të Joshko Gvardiolit dhe Ruben Diasit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo25-vjeçari Guehi kërkohej edhe nga shumë skuadra të njohura evropiane.
Ai pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate.
City tashmë e ka transferuar Antoine Semenyon nga Bournemouthi.
Guehi ishte kapiten i Crystal Palacet në triumfin e Kupës FA ndaj Manchester Cityt, në majin e vitit të kaluar, si dhe në “Community Shield” ndaj Liverpoolit, në fillim të sezonit.