Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City kërkon Phillipsin

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City po kërkon transferimin e mesfushorit defensiv Kalvin Phillips.

25-vjeçari po pëlqehet nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola që po e sheh si përforcim të duhur për mesfushën. Madje, thuhet se City është i gatshëm të ofrojë deri në 50 milionë euro dëmshpërblim për ta siguruar transferimin e Phillipsit.

Phillips është njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në rolin e tij në Premier League dhe ka kontratë me Leedsin deri në vitin 2024. Këtë edicion, Phillips ka shënuar një gol në katër paraqitje për Leedsin në të gjitha garat. Gjithashtu, Phillips ka edhe 17 paraqitje për Përfaqësuesen e Anglisë.