Sport

City kërkon 50 milionë euro për Sterlingun

Sulmuesi Raheem Sterling mund të largohet nga skuadra e Manchester Cityt në janar të vitit të ardhshëm. Mirëpo, ekipi që dëshiron ta transferojë Sterlingun duhet të paguajë 50 milionë euro dëmshpërblim.

Te City, tashmë i kanë caktuar çmimin Sterlingut prej 50 milionë eurosh pasi anglezi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola dhe këtë edicion e ka humbur vendin e titullarit në ekip.

26-vjeçari këtë sezon ka dy gola e po aq asistime në 15 ndeshje në të gjitha garat për kampionin në fuqi të Anglisë. Sterling iu bashkua Cityt në vitin 2015 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2023.