Krerët e Arsenalit nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga transferimi i Raheem Sterlingut këtë verë.
“The Telegrapgh” të hënën ka njoftuar se Arsenali po bën gati ofertën për ta bindur Cityn në lirimin e sulmuesit 27-vjeçar.
Për shërbimet e Sterlingut, Arsenali është i gatshëm të ofrojë mbi 50 milionë euro.
Sterling ka kontratë me Cityn deri në vitin e ardhshëm, ndërsa ende nuk i ka nisur bisedimet për rinovimin e saj.
Ai këtë edicion e ka humbur vendin e titullarit dhe është i gatshëm të largohet nga City, ekip të cilit iu bashkua më vitin 2015.
Te Arsenali po e shohin Sterlingun si përforcim të duhur për sulmin. Ai ka 16 gola e shtatë asistime në të gjitha garat këtë edicion.