Raheem Sterling përfundimisht do të largohet nga Manchester City gjatë kësaj vere. “Daily Mail” ka shkruar të martën se sulmuesi tashmë ka njoftuar Cityn për vendimin e tij dhe ekipi anglez do t’i shqyrtojë të gjitha ofertat për të. Për kartonin e tij City po kërkon rreth 50 milionë euro.
Sterling ka kërkuar largimin nga City, pasi kishte minutazhë të vogël në sezonin e shkuar dhe po ashtu nuk ka qenë i gatshëm ta rinovojë kontratën që i skadon në vitin e ardhshëm.
Interesimi për 27-vjeçarin nuk mungon dhe ekziston mundësia që ai karrierën ta vazhdojë jashtë Anglisë, pasi po kërkohet nga Real Madridi, Barcelona e Atletico Madridi. Në sezonin e fundit Sterling krahas 17 golave pati edhe nëntë asistime.