Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City kërkon 70 milionë euro për Sterlingun

Manchester City ia ka caktuar çmimin Raheem Sterlingut.

“Sky Sports” ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit anglez po kërkojnë 70 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin e krahut.

Sterling pritet të largohet nga kampioni anglez, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola.

Interesim të vazhdueshëm për Sterlingun ka shprehur Chelsea.

“Blutë e Londrës” po e shohin Sterlingun si përforcim ideal për edicionin e ri.