Sport

City ka bërë ofertë zyrtare për Harry Kanen

Harry Kane pritet të transferohet te Manchester City pas përfundimit të Kampionatit Evropian. Aktualisht Kane është kapiten i Anglisë në “Euro 2020”.

“The Guardian” raporton se City ka bërë ofertë për Kanen në vlerë prej të paktën 100 milionë euro.

Tottehami nuk do të jetë i kënaqur me këtë shifër, por bëhet e ditur se City po planifikon që pjesë e marrëveshjes të jetë edhe ndonjë futbollist.

Për sulmuesin anglez interesim të madh ka shfaqur që një kohë edhe Manchester Unitedi. Më herë, është përmendur edhe Real Madridi.

27-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024, por ka kërkuar që të largohet