Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City nuk dorëzohet për Kane

Manchester City do të tentojë sërish transferimin e sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane.

Sipas “ESPN” klubi nga “Etihad” do të tentojë transferimin e anglezit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Drejtuesit e klubit të Cityt do të dërgojnë një ofertë mbi 140 milionë euro për ta bindur krerët e Tottenhamit ta lirojnë lojtarin.

Kane ishte lidhur me një kalim te City edhe gjatë verës por drejtuesit e Spurs nuk lejuan transferimin duke refuzuar disa oferta.

Artikuj të ngjashëm