Skuadra e Manchester Cityt është e vendosur që ta transferojë sulmuesin anglez, Harry Kane.
“Qytetarët” janë të gatshëm t’i paguajnë 150 milionë euro për ta transferuar Kanen nga Tottenhami, sipas mediumit “The Gardian”.
Kapiteni i Anglisë e ka shprehur dëshirën të transferohet në “Etihad” këtë verë, por Spursi nuk po e mendon një gjë të tillë. Sipas mediumeve angleze, Tottenhami e ka refuzuar ofertën prej 100 milionë funteve nga kampioni i Premier Leagues.
Kane ka edhe tri vjet kontratë dhe Tottenhami pritet që t’i rezistojë kërkesave të Cityt.
Qendërsulmuesi anglez sezonin që shkoi realizoi 33 gola dhe 17 asistime në 49 ndeshje në të gjitha garat me skuadrën e tij.