Skuadra e Tottenhamit është dorëzuar përballë Manchester Cityt për sulmuesin Harry Kane, pasi nuk ka mundur ta refuzojë ofertën e majme të kampionit të Anglisë. “The Sun” ka raportuar të premten se Tottenhami tashmë ka pranuar ofertën për Kanen dhe i ka dhënë leje sulmuesit anglez që t’i nis negociatat me skuadrën e Cityt.
Bëhet e ditur se City për transferimin e Kanet, i ka ofruar Tottenhamit 185 milionë euro dëmshpërblim për kapitenin e Anglisë. Ndërkohë, sulmuesit 27-vjeçar i ka ofruar pagë javore prej 460 mijë eurosh për katër vitet e ardhshme. Marrëveshja mes palëve pritet të zyrtarizohet brenda pak ditëve duke e bërë Kanen përforcimin e madh të Cityt për sezonin e ri.
Kane ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024 dhe sezonin e fundit, ka shënuar 33 gola dhe ka bërë 17 asistime në 49 ndeshje në të gjitha garat.