Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City i bën presion Tottenhamit për Kanen

Te Manchester City, janë të vendosur për ta transferuar sulmuesin Harry Kane para mbylljes së afatit kalimtar të verës. Bëhet e ditur se drejtuesit e Cityt po insistojnë te Tottenhami që ta lirojë Kanen, për të cilin kanë ofruar mbi 150 milionë euro dëmshpërblim.

City po kërkon një sulmues pas largimit të Sergio Agueros, dhe trajneri Pep Guardiola po insiston në kapitenin e Anglisë, Kanen.

Kane ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024 kurse sezonin e shkuar, shënoi 33 gola dhe asistoi 17 herë në 49 ndeshje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm