Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane do të mbetet te Tottenhami

Drejtuesit e Tottenhamit janë të bindur se sulmuesi Harry Kane do të mbetet në ekip, përkundër insistimit të Manchester Cityt për transferimin e tij para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Te Tottenhami tashmë kanë refuzuar të gjitha ofertat e Cityt për Kanen, duke insistuar se për ta liruar kapitenin, duhet të paktën 150 milionë euro.

Kane ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024 kurse vikendin e shkuar, luajti 18-të minuta në fitoren 1:0 kundër Wolverhamptonit.

28-vjeçari po e kërkon largimin nga Tottenhami dhe dëshira e tij është që të transferohet te City, por klubi nga Londra po insiston në kërkesën e lartë për lirimin e tij.