Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i mesfushorit Declan Rice. Madje, mediumet britanike kanë raportuar të martën se drejtuesit e Cityt po insistojnë te West Hami që ta lirojë mesfushorin në fund të këtij edicioni.
Thuhet se trajneri i Cityt, Pep Guardiola e do me çdo kusht 22-vjeçarin në ekipin e tij dhe drejtuesit e Cityt janë të gatshëm të ofrojnë mbi 70 milionë euro për kartonin e tij.
Rice ka refuzuar rinovimin e kontratës me West Hamin që i skadon në vitin 2025 pasi po dëshiron që sezonin tjetër të jetë pjesë e një ekipi më të madh dhe të luftojë për trofe. Këtë sezon, Rice ka dy gola e po aq asistime në dhjetë ndeshje të luajtura.
Artikuj të ngjashëm