Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea insiston për Ricen

Skuadra e Chelseat nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit, Declan Rice, përcjell “Daily Mail” të enjten. Bëhet e ditur se Chelsea po bën gati ofertën për ta bindur West Hamin në lirimin e Ricet në afatin kalimtar të janarit.

Për kartonin e tij, Chelsea është gati të ofrojë mbi 80 milionë euro. Rice është njëri prej mesfushorëve më të mirë defensiv në Premier League dhe te Chelsea po shihet si zëvendësim i duhur për N’Golo Kanten që mund të largohet nga londinezët.

Rice këtë edicion ka nëntë paraqitje dhe një asistim në të gjitha garat. 23-vjeçari ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Artikuj të ngjashëm