Manchester City është favorit për të siguruar shërbimet e sulmuesit të krahut, brazilianit Antony që është pjesë e skuadrës së Ajaxit.
Mediumet britanike kanë raportuar të premten se City tashmë ka mposhtur konkurrencën e Bayernit, Monacos dhe Barcelonës për 21-vjeçarin.
City së shpejti do t’i nisë negociatat me Ajaxin që për lirimin e brazilianit po kërkon të paktën 30 milionë euro dëmshpërblim.
Antony vitin e shkuar iu bashkua Ajaxit nga Sao Paulo dhe këtë sezon ka tri gola e dy asistime në nëntë ndeshje në të gjitha garat. Ai me Ajaxin ka kontratë deri në vitin 2025 ndërsa në fillim të këtij muaji ka debutuar edhe me Përfaqësuesen A të Brazilit, ku ka shënuar një gol në tri paraqitje.