Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni interesohet për mesfushorin Antony

Mesfushori i Ajaxit, braziliani Antony ka tërhequr vëmendjen e skuadrës së Bayern Munichut, kanë raportuar të martën mediumet gjermane.

Antony 21-vjeçar këtë edicion ka treguar paraqitje të mira te Ajaxi dhe Bayerni është i gatshëm të bëjë ofertë për transferimin e tij në fund të sezonit aktual.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në gjashtë ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Antony ka dy gola e po aq asistime ndërsa me Ajaxin ka kontratë deri në vitin 2025.

Ai iu bashkua Ajaxit vitin e shkuar nga Sao Paolo për 18 milionë euro dhe kartoni i tij, aktualisht vlerësohet mbi 25 milionë euro.