Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City e kërkon Camardan e Milanit

Francesco Camarda

Francesco Camarda është një prej lojtarëve më premtues në futbollin italian.

Por ai shpejt mund të largohet nga skuadra e Milanit, pasi për të interesim kanë shprehur disa skuadra evropiane, prej tyre edhe Manchester City.

15-vjeçari u bë golashënuesi më i ri italian në moshë që shënon në “UEFA Youth League”.

Qendërsulmuesi realizoi në fitoren 4:0 të Milanit kundër Newcastlet të martën.

Camarda, i cili u lind në mars të vitit 2008, po luan edhe me “Primaveran” e Milanit.

Edhe Talenti me 485 gola në 89 ndeshje vazhdon me Milanin Futboll Talenti me 485 gola në 89 ndeshje vazhdon me Milanin

Ai ka shënuar në debutim kundër Sassuolos, në ndeshjen e tij të parë në ligë.

“Calciomercato” ka shkruar se për Camardan interesim ka shprehur edhe Borussia Dortmundi.