Manchester City është tërhequr nga gara për Riyad Mahrezin, pasi ka dështuar të arrijë marrëveshje me Leicesterin.
Goal raporton se City ishte i gatshëm të paguajë 74 milionë euro për Mahrezin, por Leicesteri kërkon rreth 108 milionë euro, transmeton Koha.net.
Përkundër bisedimeve gjatë të martës dhe të mërkurës klubet nuk janë pajtuar për çmimin, gjë që ka bërë që City të përfundojë interesimin për Mahrezin.