Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City ofron 74 milionë euro dhe një lojtar për Mahrezin

Sky Sports raporton se Manchester City ka bërë ofertën e fundit për yllin e Leicesterit, Riyad Mahrez.

Sipas këtyre raporteve thuhet se City ka ofruar 74 milionë euro për Mahrezin dhe një lojtar, transmeton Koha.net.

Sky Sports thotë se lojtari i ofruar ende nuk është identifikuar përderisa kjo ofertë është bërë para pak orësh.

Leicesteri po e konsideron këtë ofertë të Cityt, por ende nuk i ka dhënë përgjigjen finale.