Manchester City ka barazuar 1:1 në shtëpi me Evertonin në xhiron e 18-të të Premier Leagues angleze.
Erling Haalanda realizoi golin e epërsisë për Cityn në minutën e 24-t. Demarai Gray barazoi rezultatin në minutën e 64-t.
City provoi deri në fund që të arrijë golin e fitores, por ekipi i Pep Guardiolas nuk konkretizoi rastet.
Me këtë barazim, City bën hap prapa në ndjekjen e titullit. “Qytetarët” kanë arritur në 36 pikë të tubuara pas 16 ndeshjeve, por ngelin katër pikë prapa Arsenalit që i prin tabelës me një ndeshje më pak se City.
Arsenali më vonë të shtunën luan ndaj Brightonit si mysafir.
Artikuj të ngjashëm