Portieri Jasper Cillessen është larguar nga skuadra e Valencias për t’u kthyer në Holandë, te NEC Nijmegeni.
Ekipi nga La Liga, të hënën nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me skuadrën holandeze për portierin 33-vjeçar.
NEC Nijmegeni për Cillessenin ka paguar një milionë euro, ndërsa portieri me ekipin e ri ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2025.
Cillessen ishte pjesë e Valencias prej vitit 2019 dhe në total ka regjistruar 67 paraqitje në të gjitha garat. Ai te Valencia ishte transferuar nga Barcelona, ndërsa karrierë ka bërë edhe tek Ajaxi.