Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Çiliq fiton çerekfinalen e vështirë ndaj rusit Rublev

Kroati Marin Çiliq ka fituar ndaj bartësit të shtatë të garës, rusit Andrey Rublev, dhe e ka siguruar gjysmëfinalen e parë të turneut “French Open”.

Bartësi i 20-të i turneut, Çiliq, fitoi 3:2 në sete, 5:7, 6:3, 6:4, 3:6 dhe 7:6. Seti u fundit u vendos në “tie-break”, ku kroati fitoi 10:2.

Meçi i zhvilluar në arenën “Philippe Chatrier”, zgjati plot katër orë.

Kampioni i turneut “US Open”, në gjysmëfinale do të takohet me bartësin e tetë të garës, norvegjezin Casper Ruud apo tinejxherin danez, Holger Rune, për një vend që dërgon në finale të turneut.