Tinejxheri spanjoll, Carlos Alcaraz, ka arritur në finale të turneut Grand-Slam “US Open”, pas fitores së madhe në pesë sete ndaj amerikanit Frances Tiafoe në gjysmëfinale.
Alcaraz 19-vjeçar do të luajë kundër norvegjezit Casper Ruud, i cili mposhti rusin Karen Kachanov.
Alcarazi fitoi me rezultatin 6:7, 6:3, 6:1, 6:7 dhe 6:3, ndërsa bartësi i pestë i turneut, Ruud, fitoi 7:6, 6:2, 5:7 dhe 6:2.
Kushdo që triumfon në finalen e së dielës, do të bëhet tenisti numër një në botë.
Kampioni do ta zëvendësojë rusin Daniil Medvedev, i cili humbi në 1/8 e finales.
Artikuj të ngjashëm