Bartësi i turneut Grand Slam “Wimbledon”, Carlos Alcaraz, ka kaluar në gjysmëfinale të garës për herë të parë dhe do të takohet me bartësin e tretë, Daniil Medvedev. Alcarazi mposhti danezin Holger Rune, bartësin e gjashtë të garës.
Alcarazi, 20-vjeçar, mposhti kundërshtarin e tij po ashtu 20-vjeçar, me rezultatin 3:0 në sete, 7:6, 6:4 dhe 6:4 në çerekfinale.
Ndërkohë, rrugëtimi i Chris Eubanksit u ndal në gjysmë, pasi 27-vjeçari Medvedev, e fitoi meçin me pesë sete.
Medvedev, i cili asnjëherë nuk e kishte kaluar 1/8 e finales së kësaj gare, fitoi ndaj amerikanit 6:4, 1:6, 4:6, 7:6 dhe 6:1.
Tani Alcarazi dhe Medvedevi – të cilët e kanë fituar US Openin, do të mundohen të arrijnë në finale të “Wimbledonit” për herën e parë. Gjysmëfinalja zhvillohet të premten. Në gjysmëfinalen tjetër takohen italiani Jannik Sinner me serbin Novak Gjokoviq.