Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alcarazi në finale të “Wimbledonit”

Bartësi i turneut Grand Slam “Wimbledon”, Carlos Alcaraz, ka kaluar në finale të garës.

Alcaraz, 20-vjeçar, të premten në mbrëmje e eliminoi nga gara bartësin e tretë të garës, rusin Daniil Medvedev, me rezultatin e pastër 3:0.

Të tre setet e gjysmëfinales, Alcarazi i fitoi me rezultatin identik, 6:3.

Për të do të jetë finalja e parë në turneun me bar, ndërsa në finale do të ballafaqohet me serbin Novak Gjokoviq.