Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alcarazi fiton meçin që zgjati më shumë se 5 orë

Tinejxheri spanjoll, Carlos Alcaraz, ka arritur në gjysmëfinalen e parë të një turneu madhor pasi mposhti italianin, Jannik Sinner, në turneun Grand-Slam “US Open”.

Ndeshja u mbyll në orën 2 e 50 pas mesnate në New York, ndërsa zgjati 5 orë e 15 minuta.

19-vjeçari Alcaraz fitoi ndaj bartësit të 11-të të garës, Sinner, me rezultatin 3:2 në sete, 6:3, 6:7, 6:7, 7:5 dhe 6:3.

Bartësi i tretë i garës do të ballafaqohet tani me Frances Tiafoe të premten për një vend që dërgon në finalen e së dielës.

Amerikani 24-vjeçar po ashtu do ta zhvillojë gjysmëfinalen e tij të parë në një turne të madh, pasi fitoi 7:6, 7:6 dhe 6:4, përballë rusit Andrey Rublev.

Gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo ndërmjet Casper Ruud të Norvegjisë dhe rusit Karen Kachanov.