Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Çikalleshi shënon në barazimin e Konyasporit

Sokol Çikalleshi ka shënuar gol nga penalltia për Konyasporin. Konyaspori në ndeshjen e dytë të sezonit të zhvilluar të premten mbrëma, barazoi në udhëtim te Antalyaspori me rezultatin 1:1.

Çikalleshi i cili e kompletoi ndeshjen, shënoi në minutën e 60-të. Sulmuesi i Shqipërisë ka dy gola të shënuar në këtë sezon. Zymer Bytyqi ishte titullar te Antalyaspori ndaj ish-skuadrës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Luajti deri në minutën e 74-t. Ndërkohë, Valon Ethemi asistoi në barazimin e Istanbulsporit 1:1 në shtëpi kundër Kayserisporit.

Ethemi asistoi në golin e barazimit, në minutën e 81-të. Florian Loshaj dhe Ethemi e kompletuan ndeshjen te vendësit, kurse kapiteni Eduard Rroca u zëvendësua në minutën e 83-të. Jetmir Topalli ishte në bankën rezervë.