Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chiesa përfshihet në një aksident trafiku

Ylli i Fiorentinës, Federico Chiesa është përfshirë në një aksident rrugor pasditen e sotme në qytetin e Firences.

Sulmuesi ka qenë në drejtimin e Mini Cooperit të tij, teksa është përplasur me një motor, duke lënë të plagosur motoçiklistin, transmeton SS.

Ky i fundit ka marrë ndihmën e parë në vend dhe më pas është dërguar në spitalin e qytetit, për një kontroll më të specializuar, ndërsa Chiesa është lënë i lirë.