Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vojvoda pëson aksident, vetura i bëhet llom

Mërgim Vojvoda ka pësuar një aksident me veturën e tij Mercedes para se të shkonte në stërvitje të enjten, por pa pasoja fizike, raporton “Tuttosport”.

Futbollisti i Torinos u përfshi në aksident në Corso Galileo Ferraris, duke u përplasur me një Jeep.

Sipas mediave italiane, vetura e futbollistit kosovar ka pësuar dëmtime të rënda, por mbrojtësi është mbrojtur nga ‘airbagu’.

Ai mbërriti në qendrën stërvitore të Torinos më vonë dhe zhvilloi stërvitje normalisht.