Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vojvoda shënon gol në fitoren e madhe ndaj Juventusit

Mërgim Vojvoda

Mërgim Vojvoda ka shënuar gol në fitoren shumë të madhe të skuadrës së tij, Como, ndaj Juventusit në “Allianz Stadium”. Como fitoi 2:0 ndërsa mbrojtësi i Kosovës realizoi në minutën e 11-të pas një lëvizjeje shumë të mirë në zonë. Ai e mashtroi holandezin Teun Koopmeiners, e më pas gjuajti me të majtën. Topin e devijuar nuk arriti që ta pres portieri Michele Di Gregorio.

Vojvoda luajti deri në minutën e 74-t, por u vlerësua sërish lart për paraqitjen që e pati. U shpall më i miri i ndeshjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai i ka dy gola e dy asistime në elitën italiane të futbollit në këtë edicion, ndërsa një tjetër asistim e ka për Kupë të Italisë.

Golin e dytë e shënoi Maxence Caqueret, në minutën e 61-të. Mysafirët realizuan kundërsulm të shpejtë. 

Como vazhdon të befasojë me paraqitje në këtë sezon. Tani i ka 45 pikë në vendin e gjashtë, një më pak se Juventusi që është i pesti. Juventusi me trajnerin Luciano Spalletti, e pësoi humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit, ku e ka edhe një barazim.

Lexo përditësimet tjera
Mërgim Vojvoda

Supergol i Vojvodës ndaj Juventusit

Një lëvizje e jashtëzakonshme e Mërgim Vojvodës brenda zonës, ka bërë që ai të shmanget nga...