Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chiellini do të pensionohet në fund të sezonit

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini sipas të gjitha gjasave do të tërhiqet nga futbolli aktiv këtë verë.

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të mërkurën se Chiellini do të pensionohet në fund të këtij edicioni.

Ai këtë vendim e ka marrë për shkak të lëndimeve të shumta që i ka pasur kohët e fundit.

Shkaku i lëndimeve, Chiellini këtë sezon ka vetëm nëntë paraqitje në Serie A.

Në total, qendërmbrojtësi 36-vjeçar ka 16 paraqitje në të gjitha garat deri më tani.

Chiellini është pjesë e Juventusit prej vitit 2005 dhe me fanellën e ekipit nga Torino ka fituar nëntë tituj kampioni në Serie A.